Sadulla Izairi zgjidhet anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor

Nga admin
495 e lexuar

Shkup, 29 janar – Gjatë zgjedhjeve të sotme të drejtpërdrejta mes gjyqtarëve, Sadulla Izairi, gjyqtar në Gjykatën Themelore të Tetovës, është zgjedhur anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve të komunitetit që përbën mbi 20% të popullsisë.

Në garë për këtë vend ishin gjithsej gjashtë kandidatë:
Afrim Jakupi (Gjykata e Apelit, Gostivar)
Sadula Izairi (Gjykata Themelore, Tetovë)
Ylber Hasani (Gjykata Themelore Civile, Shkup)
Hasan Asani (Gjykata Themelore, Tetovë)
Xhemali Saiti (Gjykata Supreme)
Shpresa Grainca Osmani (Gjykata Themelore Penale, Shkup)

Zgjedhja u zhvillua për vendin e gjyqtarit Hanif Zendeli nga Gjykata e Apelit, Gostivar, i cili kishte mbaruar mandatin e tij gjashtëvjeçar në Këshillin Gjyqësor.
Komisioni për organizimin e zgjedhjeve drejtohej nga gjyqtari Osman Shabani (Gjykata e Apelit, Shkup) dhe zëvendësohej nga gjyqtari Ilija Trpkov (Gjykata Themelore Penale, Shkup).

Këshilli Gjyqësor ka gjithsej 15 anëtarë, ku tetë zgjidhen nga radhët e gjyqtarëve, tre nga Kuvendi dhe dy në propozim të Presidentit të shtetit. Mandati i anëtarëve zgjedhur është gjashtëvjeçar me mundësi për një ri-zgjedhje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër