Virusi i barkut dominues tek fëmijët, Ademi: Me rëndësi marrja e terapisë adekuate

Nga B.M
611 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 janar – Në periudhën e dimrit, përveç gripit, aktuale janë edhe viruset e ndryshme. Momentalisht tek fëmijët po dominon virusi i barkut, thotë për TVM2, mjeku Sejfullah Ademi. Sipas tij, simptomat janë me mundime, shtrëngime të barkut, të vjella që zgjasin nga tre deri në shtatë ditë, varësisht nga imuniteti i fëmijëve.

“Te popullata vetëm se është aktuale virusi i barkut, më të rrezikuar janë fëmijët që janë pjesa më e prekur nga e gjithë popullata. Simptomat duke filluar janë me barkqitje, të vjella, mundime, si dhe shtrëngime të lehta në bark, gjë që na alarmon se ne duhet të ndërmarrim masa që situatën e tillë ta përmirësojmë dhe t’u ndihmojmë duke filluar me terapinë simptomatike, por duhet të ndiqet situata që të mos vështirësohet gjendja që mund t’i komplikojë pastaj gjërat.”, – deklaroi mjeku, Sejfullah Ademi.

Mjeku Sejfullah Ademi thekson se është e preferuar që pacientët me virus të barkut fillimisht të marrin terapinë më të lehtë, elektrolitet, dhe pastaj të shihet në bazë të simptomave.

“Terapia duke filluar nga më e lehta, dhënia e elektroliteve, probiotikëve një ashtu preferohet, sa më shumë lëngje, ushqime të lehta, që mos ta mundojmë sistemin gastrointestinal, një farë forme e acaruar nëse themi, që duhet të ketë kujdes familja që çfarë ushqimi u jep fëmijëve që t’i kalojë sa më shpejt virusi aktual.”, – theksoi mjeku, Sejfullah Ademi.

Mjeku Ademi apelon prindërit që të ndjekin në vazhdimësi gjendjen e fëmijës që vuan nga virusi i barkut, që të evitohen problemet e tjera shëndetësore. Po ashtu rekomandohet që të kujdesemi në marrjen e mineraleve dhe vitaminave me ushqim të shëndetshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër