Serafimovski – Hricova: Maqedonia dhe Sllovakia do ta avancojnë bashkëpunimin në bujqësi

Nga I.A
488 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 gusht, Zhurnal.mk – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, u takua me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë, znj. Iveta Hricova. Në takim u konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe interesi i përbashkët për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën e bujqësisë.

Vëmendje e veçantë iu kushtua shkëmbimit tregtar dhe mundësive për rritjen dhe zgjerimin e tij me produkte të reja bujqësore dhe ushqimore. U diskutua edhe për lidhjen më të mirë të subjekteve afariste të të dy vendeve, promovimin e produkteve maqedonase në tregun sllovak dhe krijimin e kushteve për partneritete të reja tregtare.

Në takim u trajtuan edhe proceset integruese evropiane, me theks te harmonizimi i sektorit bujqësor me standardet dhe politikat evropiane. Përvoja e Sllovakisë si vend anëtar i Bashkimit Evropian u theksua si e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve institucionale, zbatimin e rregullave evropiane dhe përgatitjen e bujqësisë maqedonase për tregun e përbashkët evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër