Shkarkohet Sulejman Rushiti nga pozita e drejtorit të Teatrit të Gostivarit, reagon sindikata e kulturës

Nga B.M
1,689 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 mars, Zhurnal.mk – Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Teatri i Gostivarit, Sulejman Rushiti.

Pas këtij vendimi ka reaguar Sindikata e Kulturës e Maqedonisë së Veriut, e cila e cilëson shkarkimin si të parakohshëm dhe problematik. Në reagimin e saj, sindikata shtron pyetjen nëse do të sanksionohet secili që vepron ndryshe nga dëshirat e ministrit.

Sipas tyre, vendimet gjyqësore të formës së prerë duhet të respektohen dhe pagat e të punësuarve në Teatrin e Gostivarit duhet të paguhen sipas vendimit të gjykatës, pavarësisht nëse kjo i pëlqen ministrit apo jo.

“Tani ka filluar të shkarkojë edhe drejtorë, sikur ata të jenë fajtorë që gjykata ka marrë një vendim të formës së prerë dhe që mendojnë ndryshe nga ai. Kur e ke pushtetin mund të bësh gjithçka, por një gjë nuk mund ta bësh – të fshehësh të vërtetën”, thuhet në reagimin e sindikatës.

Sulejman Rushiti, ish-ministër i Arsimit dhe figurë e njohur e artit skenik, kishte më shumë se dy vite që drejtonte këtë institucion kulturor në Gostivar. Deri më tani, arsyet zyrtare të shkarkimit nga ana e ministrisë nuk janë sqaruar plotësisht në vendimin e publikuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër