Siguria e Ballkanit perëndimor/ Kryeparlamentari Peleshi në forumin e kongresit amerikan

Nga B.M
533 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 4 shkurt – Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ngriti shqetësimin për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë fjalës së tij në Forumin për Sigurinë, në Kongresin Amerikan, Peleshi e cilësoi rajonin një hapësirë gjeopolitike të ndjeshme ndaj kërcënimeve hibride dhe ndërhyrjeve të huaja.

“Ballkani Perëndimor mbetet i ndjeshëm në aspektin gjeopolitik, i ekspozuar ndaj përpjekjeve të huaja për të minuar stabilitetin, për të dobësuar institucionet demokratike dhe për të shkatërruar besimin te rruga Euro-Atlantike. Ky realitet kërkon vigjilencë, qëndrueshmëri dhe qartësi strategjike. Integrimet euroatlantike dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO janë të domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, shprehet ai.

“Siguria ka kosto dhe përgjegjësia duhet ndarë”! Me këtë mesazh, Kryeparlamentari Peleshi kujtoi vendimin e Samitit të NATO-s në Hagë për rritjen e investimeve në mbrojtje, duke theksuar se edhe Shqipëria po e ndërmerr një hap të tillë.

“Këtë vit ne po investojmë 2.12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbrojtje, me një trajektore të qëndrueshme në rritje në vitet e ardhshme, për të përmbushur udhëzimet e dakordësuara”, thotë më tej.

Në Forumin, ku merrnin pjesë senatorë e kongresmenë, përfaqësues të lartë të sigurisë dhe personalitete të larta ushtarake amerikane, Peleshi nënvizoi se partneriteti Shqipëri-SHBA është strategjik, afatgjatë dhe i bazuar në vlera të përbashkëta demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër