Sindikata protestuese kërkon nga qeveria rritje të pagës minimale në 600 euro

Nga D. V.
823 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 01 Maj, Zhurnal.mk – Lidhja Sindikale e Maqedonisë dhe protestuesit e thirrur nga ajo me rastin e Ditës së Ndërkombëtare të Punës ia përsëritën thirrjen qeverisë për rritje të pagës minimale në 600 euro nga 422 euro (26 046) denarë sa është aktualisht.

Protestuesit sot marshuan rrugëve të kryeqytetit duke u ndalur para ndërtesës së kuvendit, të qeverisë e dhomës së tregtisë për të shprehur paknaqësinë e tyre për pagat e ulëta.
“LUFTOJMË PËR PAGA, NUK LUTEMI” ishte motoja e protestës.

Kryetari i SSM-së, Slobodan Trendafilov tha në fjalimin e rastit se kërkesa e tyre për 600 Euro pagë minimale është kërkesë për një jetë dinjitoze.
Sipas Trendafilov rreth 260 000 punëtorë në Maqedoni të Veriut kanë një pagë më të vogël se 600 eurosh./Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër