Editorial / Të mirat dhe të këqijat e “Qeverisë teknike”!

Nga B.M
1,054 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 maj, Zhurnal.mk – Qeveria teknike me votimin në Parlament, shkoi në histori sepse ajo do të mbetet aktive për herë të fundit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pavarësisht nëse ato do të jenë të rregullta apo të jashtëzakonshme, shkruan “Zhurnal.mk”. Ndryshimet në Ligjin për Qeverinë, të cilat e shfuqizojnë qeverinë teknike, u votuan me 70 vota “pro”, dhe 11 deputetë votuan “kundër”. Pavarësisht faktit se disa muaj më parë LSDM-ja opozitare dhe koalicioni i Frontit Evropian, i udhëhequr nga BDI, ishin në favor të shfuqizimit të saj, tani janë kundër saj. Propozimi për shfuqizimin e qeverisë teknike erdhi nga Qeveria dhe kishte debate të ashpërta kundër shfuqizimit të saj.

Çfarë është qeveria teknike!

Ajo u prezantua në vitin 2016 si një mekanizëm që duhet të garantojë zgjedhje të drejta dhe demokratike. Njihej edhe si “Marrëveshja e Përzhinos”, sepse modeli u ra dakord pas negociatave në këtë vend midis partive më të mëdha me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.
Qeveria teknike kishte një kryeministër teknik i cili duhej të propozohej nga qeveria aktuale, dhe në të ministrat e brendshëm dhe të punës dhe politikës sociale propozoheshin nga partia opozitare me numrin më të madh.

Falë qeverisë teknike, Maqedonia e Veriut kishte kryeministër shqiptarë!

Qeveria e Përzhinos ose e njohur si qeveria teknike ishte krijuar si mekanizëm mbrojtës që partitë në pushtet të mos kenë sundim absolut gjatë fushatës së zgjedhjeve. Pikërisht për këtë arsye, tre muaj para zgjedhjeve, kryeminstri duhej të jepte dorëheqje dhe të vendosej një kryeministër i ri, ndërsa partive opozitare do t’u takonte ministria e punëve të brendshme dhe ajko e financave, me qëllim që most ë ketë blerje të votave dhe presion ndaj votuesve.

Duke e shfrytëzuar këtë mundësi, shqiptarët herën e fundit për herë të parë patën një kryeministër.

Por në fakt pyetja që shtrohet është se çfarë mund të bëjë ky kryeministër gjatë këtij mandati. Në fakt ai nuk mund të bëjë shumë gjëra, dhe mund të marrë vetëm disa vendime që janë në vijëmësi të mirëmbajtjes së procesit, por jo edhe projekte dhe vendime madhore.

Në situatën e tanishme, kur u mbajt takimi i liderëve, në parim të gjithë liderët e partive politike, përveç LSDM-së, ranë dakord se qeveria teknike duhet të largohet, sepse tani janë rrethan atë ndryshme. Maqedonia e Veriut është vend më demokratik, nuk ka kriza siç ksihte ndodhur me periudhën e Gruevskit prandaj është koha që ky vendim të largohet.

Pse nuk ishte e mirë qeveria teknike!

Kritikat kryesore ndaj qeverisë teknike ishin se institucionet shtetërore ishin të bllokuara deri në ditën e votimit, dhe i gjithë fokusi ishte në konkurrencën politike midis partive, ndërsa ndërkohë ekonomia dhe proceset në shoqëri ngecën.

Qeveria teknike ishte jofunksionale kryesisht për shkak të grindjeve të brendshme dhe fërkimeve midis ministrave dhe zëvendësve të qeverisë dhe opozitës, në dëm të qytetarëve.

Dhe sigurisht, kjo lloj qeverie i dha Maqedonisë një emër të keq në marrëdhëniet ndërkombëtare, domethënë, dërgoi një mesazh se ishte një vend i pazhvilluar dhe jodemokratik.

Pra, është fakt se kjo qeveri teknike i bllokon shumë procese për tre muaj, siç janë vendime për investime, vendime për emërime e shkarkime të drejtorëve dhe shumë procedura zbrazëtirat e të cilave kanë lënë pasoja në vijimësinë e proceseve të rëndësishme.

Qeveria teknike – mekanizëm për zgjedhje të lira

Me miratimin e ndryshimeve të fundit në Ligjin për Qeverinë, qeveria ka hequr mekanizmin e fundit mbrojtës për zgjedhje të drejta dhe demokratike. Ky veprim shkel strukturën e rëndësishme për balancën dhe kontrollin zgjedhor, e cila u krijua me konsensus dhe nën mbikëqyrje ndërkombëtare.

Opozita vlerëson se ky ligj u miratua në mënyrë të paligjshme, megjithëse fillimisht u arrit një konsensus midis katër partive, me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Ishte vetë VMRO-DPMNE-ja, e udhëhequr nga kryeministri aktual Mickoski, gjatë qeverisjes së LSDM-së, që këmbënguli që qeveria teknike të mbetej në pushtet, por tani pikëpamjet e tyre kanë ndryshuar.

Shfuqizimi i qeverisë teknike nga opozita vlerësohet si rezultat i frikës dhe përgatitjeve të mundësisë për zgjedhje të parakohshme, shkruan “Zhurnal.mk”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër