Studentët po bëhen gati për protestën e dytë

Nga D. V.
850 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 Maj, Zhurnal.mk – Studentët shqiptarë të fakulteteve juridike në Maqedoni të Veriut sot kanë paralajmëruar se do të organizojnë protestën e dytë të radhës ndaj qeverisë, me kerkesën që në provim të jurisprudencës të hyjnë në gjuhën shqipe, shkruan Zhurnal.mk.

“Nëde menduat se u ndalëm, gabuat. Të parën e shpërfillët, e dyta po vjen!”, kanë shkruar ata në dy afishe të vendosura në Shkup, e të plasuara në foto në Facebook nga stundeti Mevlan Ademi.
“Kurrë pra gjuha e jonë nuk shuhet”, ka shkruar Ademi në llogarinë e tij.

Ai nuk ka treguar datën e mbajtjes së protestës së radhës.

E para protestë u mbajtë me 6 prill, para ndërtesës së ministrisë së drejtësisë.

Por ministi Igor Filkov po vazhdon që të mos e përmbushë kërkesën e tyre, përderisa qeveritarët e tjerë, maqedonas dhe shqiptarë, vazhdojnë të thonë se një grup punues është angazhuar pë të gjetur “një zgjidhje”, e cila ende nuk është e njohur për publikun.

Kryeministi Hristijan Mickoski, në deklaratën e tij të parë, kishte thënë se me ligjin e tashëm për përdorim të gjuhëve studentëve shqiptarë duhet t’u lejohet hyrja në provim në gjuhën shqipe, por dy ditë më vonë ai iu bashkëngjit qëndrimit të Filkovit, duke u thirrë në ligjin për jurisprudencën, i cili megjithëatë nuk saktëson asgnjë gjuhë në tekst.

Mickoski pat paralajmëruar se një ligj i ri për jurisprudencën dujhet bërë, e se do të dërgohej pastaj në Komisionin e Venedikut për mendim.

Por studentët me paralajmërimin e sotëm të Mevlan Ademit, nuk do të presin, e thonë se do të dalin përsëri në protestë për të kërkuar të drejtën e tyre për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër