Sulm në ambasadën bullgare në RMV, reagime nga Sofja dhe autoritetet në Shkup

Nga admin
681 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 12 janar – Dje është sulmuar ambasada e Bullgarisë në Shkup. Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme lëshoi reagim të ashpër dhe dënim të fortë pasi një person i panjohur sulmoi ambasadën bullgare në Shkup dje (11 janar).

Sofja zyrtare e vlerësoi aktin si një sulm të papranueshëm ndaj një misioni diplomatik dhe shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës, duke akuzuar drejtpërdrejt institucionet maqedonase për krijimin e një klime pandëshkueshmërie, transmeton Portalb.mk.

Në deklaratë, Ministria e Jashtme Bullgare nuk kursen kritikat ndaj autoriteteve maqedonase, duke e lidhur incidentin me ngjarjet e mëparshme.

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka dënuar ashpër sulmin e sotëm ndaj Ambasadës së Bullgarisë në Shkup.

“Dënojmë ashpër sulmin e sotëm ndaj Ambasadës së Bullgarisë në Shkup, si dhe çdo akt dhune apo vandalizmi ndaj përfaqësive diplomatike.
Siguria e misioneve diplomatike është obligim ndërkombëtar, ndaj institucionet tona të sigurisë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e duhura për ta zbardhur rastin dhe për ta kapur autorin e këtij akti.
Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar ndaj respektimit të së drejtës ndërkombëtare, Konventës së Vjenës dhe ndërtimit të marrëdhënieve fqinjësore mbi dialog, respekt dhe vlera evropiane”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër