Dellçevë–Berovë, 11 prill Zhurnal.mk – Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup ka regjistruar mbrëmë, në orën 00:22, një tërmet me epiqendër në rajonin Dellçevë–Berovë, rreth 120 kilometra në juglindje të Shkupit. Magnituda lokale sipas shkallës Rihter ishte 3.1.
Sipas të dhënave fillestare, lëkundjet janë ndjerë nga banorët në Pehçevë, Berovë dhe zonat përreth, me intensitet prej III–IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.
Për qëllime të hulumtimeve sizmologjike, nga laboratori u bëhet thirrje qytetarëve që e kanë ndjerë tërmetin të plotësojnë pyetësorin në faqen zyrtare ose të kontaktojnë në numrin emergjent 112.
