Londër, 18 maj, Zhurnal.mk – Evropa duhet të ketë një rol të fortë në Lindjen e Mesme, një zonë me të cilën jemi shumë të lidhur. Ajo që ndodh atje është gjithashtu në interesin tonë. Mjafton të mendosh për Italinë dhe sa pranë jeni me Afrikën dhe vetë Lindjen e Mesme, deklaroi në një intervistë për la Repubblica ish-kryeministri britanik Tony Blair.
“Sot, nëse dëshiron të ulesh në tavolinë me të tjerët, duhet të kesh diçka për të sjellë. Dhe Evropa duhet të kuptojë se, në fund, e vetmja gjë që të gjithë respektojnë vërtet është fuqia. Nëse dëshiron të jesh i fuqishëm duhet të kesh forcë ekonomike dhe ushtarake, gjë që për Evropën do të thotë të përballet me dy sfida: e para është konkurrueshmëria, që në thelb nënkupton zbatimin e Raportit Draghi; e dyta është mbrojtja”, shton Blair.
Sipas Blair, për Gazën “ekziston një plan i mirë: Hamasi largohet nga pushteti, krijohet një qeveri e re palestineze, e mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar në bazë të rezolutës së OKB-së”.
“Gjithçka është gati por kemi nevojë që Hamasi të pranojë të mbështesë qeverinë e re dhe të mos e dobësojë atë, si në aspektin administrativ ashtu edhe në atë të sigurisë”, shton ai.
I pyetur se çfarë mund të bëjë komuniteti ndërkombëtar për të mbështetur procesin e paqes, ai u shpreh: “Duhet punuar në planin politik dhe financiar, por mbi të gjitha në atë politik”. Për Blair, “sa më shpejt të fillojmë, aq më mirë është”.
”Sa i përket konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ‘uhet të shohim se si do të përfundojë. Mund të ketë mendime të ndryshme mbi atë që kanë bërë Shtetet e Bashkuara, por në fund, pika thelbësore – pra që Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore – është e drejtë”, shton Blair.
Ndërsa për Europe Gulf Forum, ish-kryeministri britanik tha se ishte “një takim shumë interesant”, ku liderët evropianë dhe ata të Gjirit “ishin ballë për ballë, por jo në një kontekst formal, dhe për këtë arsye edhe shumë më të gatshëm për të qenë të hapur dhe të sinqertë me njëri-tjetrin”.
“Duhet të zhvillojmë së bashku kapacitete reale në mbrojtje në teknologji dhe në mbështetjen reciproke. Të gjithë besojmë se Amerika mbetet ende thelbësore për sigurinë tonë, si për evropianët ashtu edhe për vendet e Gjirit. Por duam të jemi partnerë më të aftë dhe ta bëjmë atë marrëdhënie më të balancuar”, përfundon a
