Tym dhe erë e rëndë nga deponia Bukovo, banorët e Ohrit kërkojnë mbylljen e saj

Nga Xh M
1,079 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ohër, 7 mars – Këto ditë tym i dendur po përhapet nga deponia Bukovo, ku Ohri dërgon mbeturinat e veta. Era e rëndë që del nga kjo deponi ndihen edhe deri në qytet. Aktivistët qytetarë alarmojnë se deponia Bukovo është e vjetër më shumë se 5 dekada dhe se aty grumbullohen mbeturina në mënyrë të pakontrolluar dhe pa asnjë kufizim.

“Është deponi e mbushur dhe me rrezik të lartë, dhe prej vitesh bëhen thirrje që të mbyllet. Kur them e mbushur, do të thotë se nuk ka më hapësirë ku të hidhen mbeturinat, ndërsa duhet të përdoret edhe për dy-tre vitet e ardhshme, deri në rastin më të mirë, kur deponia rajonale të ndërtohet brenda dy-tre vitesh”, deklaroi DragaNa Karashova – aktiviste qytetare.

Por projekti për ndërtimin e një deponie rajonale pranë Novacit në Manastir po zvarritet prej vitesh. Ministri i Mjedisit, Muhamed Hoxha, thotë se është në zhvillim faza e parë e realizimit të projektit, i cili parashikon shpërndarjen e pajisjeve teknike dhe makinerive për komunat e Rajonit Jugperëndimor dhe të Pelagonisë.

Pos Bukovës, një deponi e madhe e egër, me përmasa sa tre fusha futbolli, ekziston edhe në hyrje të Strugës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër