Veliaj kërkon zbutje të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë cakton datën e shqyrtimit

Nga D. V.
530 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 maj Zhurnal.mk – Gjykata e Lartë ka caktuar 28 majin si datën e shqyrtimit të kërkesës se kryebashkiakurt Erion Veliaj për zbutjen e masës së tij të sigurisë.

Sipas Anila Hoxhës mes argumenteve sjell edhe vendimin e datës 4 maj 2026 të gjykatës së Lartë, e cila në kolegjet e bashkuara vendosi ndryshimin e praktikës për qasjen që duhet të ketë gjyqësori ndaj masave të sigurimit personal dhe ku thuhet se masa e arrestit në burg duhet të jetë opsioni fundit.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, është bërë objekt hetimesh nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të një procesi penal që lidhet me akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre. /tch/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër