Voziti 182 km/h në rrugën Tetovë – Shkup, ndalohet 21-vjeçari nga Prilepi

Nga D. V.
178 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 prill, Zhurnal.mk – SPB Tetovë njofton se dje (15.04.2026) në ora 14:10 në autostradën Tetovë-Shkup, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin E.H.(21) nga Prilepi.

“Gjatë një kontrolli në trafik, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Prilepit, të cilin e drejtonte E.H. dhe pas kontrolleve të kryera, është konstatuar se ai po lëvizte me shpejtësi prej 182 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia e lejuar me shenjë trafiku është e kufizuar në 100 km/orë”.

“Pas dokumentimit të rastit, ndaj personit do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër