Zgjedhja e drejtorit të ri të AKE-së rezultat i betejës politike, afati skadon nesër

Nga D. V.
420 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 shkurt – Komisioni për selektim që duhet të zgjedhë drejtorin e ardhshëm të Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE), ka afat deri nesër të vendosë për emrin konkret në mesin e shtatë kandidatëve të cilët e kanë kaluar filtrin e parë. Si kandidat më serioz deri pak ditë më parë, sipas burimeve jozyrtare, paraqitej Armend Destani. Ai e kishte mbështetjen politike të zv.kryeministrit Arben Fetai. Megjithatë, gjatë ditëve të fundit, shanset janë rritur në favor të Nusret Halitit, i cili ka mbështetjen e deputetes Mimoza Musa. Sipas marrëveshje politike brenda partnerëve të qeverisë, drejtori duhet të jetë propozim i VLEN-it. /Alsat.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër