Ziadin Sela në takim me koordinatorët e Nëndegëve në Strugë

Nga B.M
971 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Strugë, 22 shkurt – Zhurnal.mk – Ziadin Sela ka vazhduar aktivitetet për ringritjen e strukturave të mbështetësve të tij edhe në vendlindjen e tij në Strugë ku ka takuar koordinatorët e degëve të kësaj komune. Sela para të pranishmëve theksoi rëndësinë e këtij procesi ristrukturimi, duke u ndalur edhe në situatën aktuale politike dhe sfidat që na presin. Qëllimi ynë është ndërtimi i një strukture më funksionale, më të bashkuar dhe më pranë qytetarëve.

“Në vijim të procesit të ristrukturimit të Degës, Komisioni për ristrukturimin e Degës, i udhëhequr nga Vullnet Alushi, zhvilloi takimin me koordinatorët e nëndegëve, ku u diskutuan hapat konkretë për forcimin e organizimit dhe rritjen e efikasitetit në terren.

Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i ASH z.Ziadin Sela, i cili përshëndeti të pranishmit dhe theksoi rëndësinë e këtij procesi ristrukturimi, duke u ndalur edhe në situatën aktuale politike dhe sfidat që na presin.

Qëllimi ynë është ndërtimi i një strukture më funksionale, më të bashkuar dhe më pranë qytetarëve.

Ftojmë të gjithë qytetarët që ndajnë vizionin tonë të na bashkohen dhe të kontribuojnë aktivisht në këtë proces. Së bashku bëhemi më të fortë.”, njofton Aleanca për Shqiptarët

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër