Zjarr në kodrat e Shtërmenit në Elbasan

Nga Xh M
1,027 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Elbasan, 29 qershor Zhurnal.mk – Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cërrikut, duke rrezikuar një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.

Për neutralizimin e flakëve u angazhuan 21 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete zjarrfikëse, ndërsa në ndihmë të forcave lokale mbërritën edhe ekipet nga bashkitë Elbasan, Gramsh dhe Belsh.

Sipas autoriteteve vendore, ndërhyrja e koordinuar e ekipeve bëri të mundur vënien nën kontroll të zjarrit pas disa orësh luftë intensive me flakët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër