Prej nesër të reshura të shiut, borë dhe erë

nga D. V.

Shkup, 8 janar – Të premten në mbrëmje, gjatë natës dhe të shtunën do të ketë të reshura lokale të shiut, në male dhe në vendet më të larta të borës, ndërsa në vendet më të ulëta shi dhe borë. Të reshurat do të jenë më të mëdha në pjesët perëndimore, ndërsa shtresa e borës në mënyrë shtesë do të rritet, kumtoi DPHM.

Të dielën dhe të hënën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore (mbi 60 km/h) dhe do të ketë të reshura të përkohshme lokale të borës. Temperatura do të jetë në rënie, ndërsa në disa vende ajo ditore do të mbetet nën zero gradë Celsius. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More