Opera e parë kosovare “Goca e Kaçanikut” shfaqet për herë të parë në Shkup

nga Xh M

Shkup, 2 shkurt – Komuna e Çairit, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, do të prezantojë në Shkup operën e parë kosovare, “Goca e Kaçanikut”, një vepër me rëndësi të veçantë për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Shfaqja do të mbahet më 10 shkurt 2026, në ora 19:30, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional në Shkup, ku publiku do të ketë mundësinë të ndjekë për herë të parë këtë kryevepër të artit operistik kosovar.

“Goca e Kaçanikut”, e kompozuar nga Rauf Dhomi dhe me regji të Nikolin Gurakuqit, do të interpretohet nga solistët, kori dhe Orkestra e Operës së Kosovës. Kjo vepër përfaqëson një nga ngjarjet kulturore më të spikatura të vitit, duke sjellë në Shkup një mbrëmje artistike me standarde të larta profesionale.

Opera ndërthur vlerat historike, identitetin kulturor dhe traditën muzikore shqiptare, duke ofruar një përjetim të veçantë artistik për publikun dhe duke forcuar bashkëpunimin kulturor ndërmjet institucioneve shqiptare në rajon.

Kjo ngjarje pritet të zgjojë interes të madh te dashamirët e artit dhe kulturës, si dhe të shënojë një moment të rëndësishëm në promovimin e krijimtarisë operistike shqiptare në skenën ndërkombëtare.

https://www.facebook.com/share/p/16aCS9vnTh/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More