Shkup, 19 shkurt – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot organizon një ngjarje promovuese me rastin e prezantimit zyrtar dhe lëshimit në përdorim të pajisjeve të sapodërguara speciale për deponinë Rusino, në kuadër të Projektit Rajonal për menaxhimin me mbeturina të ngurta.
Siç informoi, bëhet fjalë për një investim me vlerë 1.114.200 euro, i financuar përmes një huaje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Në ngjarjen pritet të mbajnë fjalime zyrtarë të lartë qeveritarë dhe përfaqësues nga BERZH, Ambasada e Zvicrës, si dhe nga qeveria lokale.
