Mickoski paralajmëron ulje të çmimeve të karburanteve, ja sa pritet të kushtojnë pas vendimit

Nga B.M
347 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 prill, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi ulje të re të çmimeve të derivateve të naftës, duke theksuar se pret që Komisioni Rregullator për Energjetikë të marrë vendim në seancën e ardhshme.

Sipas tij, çmimet minimale do të ulen për 1,5 denarë për benzinat dhe për rreth 2–2,5 denarë për dizelin, ndërsa këtij uljeje do t’i shtohen edhe zbritjet që ofron OKTA.

“Presim që në seancën e ardhshme të Komisionit Rregullator për Energjetikë të sillet vendim, me çka do të kemi ulje të çmimeve të karburanteve. Eurosuper-95 dhe Eurosuper-98 pritet të ulen për 1,5 denarë, ndërsa dizeli për 2,5 denarë për litër”, deklaroi Mickoski.

Ai sqaroi se çmimet e përllogaritura nuk përfshijnë zbritjet shtesë të OKTA-s, e cila tashmë ka miratuar ulje prej 2 denarësh për benzinat dhe 3 denarë për naftën.

Çmimet e reja të pritshme (me zbritjet e OKTA-s):

  • Benzina BS-95 – 80 den/l
  • Benzina BS-98 – 82 den/l
  • Nafta – 92,5 den/l

Kryeministri theksoi se këto masa synojnë të lehtësojnë barrën financiare për qytetarët dhe bizneset, në një periudhë të luhatjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër