Spitali i Kumanovës pa anesteziologë, funksionon me ndihmë nga Shkupi

Nga B.M
89 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 18 prill, Zhurnal.mk – Me angazhimin e anesteziologëve nga spitalet dhe klinikat e Shkupit, si dhe të një mjeku të pensionuar, funksionon Spitali i Kumanovës. Institucioni që nga viti i kaluar ka mbetur pa asnjë specialist të punësuar në anesteziologji, pasi katër të fundit kanë dalë në pension. Aktualisht, spitali ka pesë mjekë në specializim. Njëri pritet ta përfundojë në qershor të këtij viti, i dyti në tetor të vitit të ardhshëm, ndërsa të tjerët në vitin 2030, përcjell Zhurnal.mk.

“Problemin që e gjetëm në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë po përpiqemi ta zgjidhim në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi marrëveshje me KARIL, GAK ‘8 Shtatori’, spitalin e qytetit, tani kemi marrëveshje edhe me spitalin e Shtipit. Anesteziologë vijnë nga Shkupi dhe deri diku po e menaxhojmë me sukses, por nuk mund të them se është zgjidhur plotësisht. Derisa të kemi specialistët tanë anesteziologë, nuk mund të themi se problemi është zgjidhur përfundimisht”, theksoi drejtori Sasho Stoshevski.

Ai e sheh zgjidhjen e këtij problemi në hartimin e një strategjie kombëtare.

“Do të jepen specializime vetëm për ato drejtime që realisht na mungojnë në spitalet e përgjithshme dhe klinikat. Nëse shteti financon specializimet, duhet t’i financojë ato fusha që kanë mungesë reale”, shtoi ai.

Së shpejti pritet të shpallet konkurs për punësimin e personelit teknik të mesëm. Gjithashtu, pritet angazhimi i rreth 20 specializantëve të rinj.

Spitali i Kumanovës mbulon rajonin verilindor dhe ofron shërbime për mbi 200 mijë banorë nga gjashtë komuna.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër