Mickoski thotë se nuk do të ketë zgjedhje këtë vit, por nuk i përjashton ato në 2027

Nga D. V.
998 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 06 Maj, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski dje tha se do të ketë zgjedhje të hershme parlamentare “shumë shpejtë”, por sot tha se jo këtë vit, shkruan Zhurnal.mk.
“Qëndrimi im është se nuk do të ketë zgjedhje këtë vit,” u tha gazetarëve ai sot.

Ai u arsyetua se nuk do të ketë zgjedhje në 2026, sepse qeveria po merret me reforma.

“Ky vit është një vit reformash dhe vit konsolidimi. Do të doja të kishim zgjedhje të rregullta që do të zhvillohen në pranverën e vitit 2028″, theksoi Mickoski.

Mickoski e la të hapur mundësinë që të ketë zgjedhje të hershme në vitin 2027. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër