Imer Slemani merr pjesë në simpoziumin për marrëdhëniet ekonomike mes Turqia dhe Maqedonisë së Veriut

Nga B.M
608 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 07 maj, Zhurnal.mk – Nënkryetari i MATTO – Macedonia Türkiye Chamber of Commerce, Imer Slemani, ka marrë pjesë në Simpoziumin “Zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe perspektivat e reja të qëndrueshme”, i cili u mbajt më 7 maj 2026 në Shkup.

Në cilësinë e përfaqësuesit të MATTO-s, Slemani mbajti fjalim me temën: “Urë drejt botës së biznesit: Roli i MATTO-s në transformimin e potencialit në partneritete”, ku foli për rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve.

“Besoj fuqishëm se përmes bashkëpunimit institucional, komunitetit aktiv të biznesit dhe partneriteteve konkrete, mund të krijojmë mundësi të reja për investime, tregti dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik ndërmjet dy vendeve tona mike”, theksoi Imer Slemani.

Ai vlerësoi se forumi paraqet një mundësi të rëndësishme për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe krijimin e partneriteteve të reja biznesore ndërmjet kompanive dhe institucioneve nga Turqia dhe Maqedonia e Veriut.

Në fund, Slemani falënderoi organizatorët dhe pjesëmarrësit për diskutimet konstruktive dhe vizionin e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër