Gruaja lind në oborrin e shtëpisë në mesnatë në Maqedoni – epilogu është tragjik

Nga D. V.
837 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 maj Zhurnal.mk – Më 15.05.2026 në ora 04:24 në SPB Shtip, nga Spitali Klinik i Shtipit është denoncuar se tek ata është sjellë një foshnjë e porsalindur pa shenja jete, të cilën nëna e saj Gj.U. (35) nga fshati Konçe i Radovishit e kishte lindur.

Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa nëna është shtruar në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Klinik të Shtipit.

​Punonjësit policorë kanë dalë në vendngjarje dhe është kryer bisedë me bashkëshortin e saj K.U. (33) nga fshati Konçe, me çrast është vërtetuar se rreth orës 02:00 Gj.U. kishte pasur dhimbje lindjeje dhe kishte lindur në oborr.

​Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër