Ali Ahmeti kujton Komandant Tigri në 25-vjetorin e rënies së tij

Nga Xh M
465 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 maj Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ish-komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmeti, ka kujtuar 25-vjetorin e rënies heroike të Gjeneral Fadil Nimanit – Komandant Tigrit, përmes një postimi publik.

Ahmeti e cilësoi Komandant Tigri si një nga figurat më të lavdishme të luftës kombëtare shqiptare dhe hero të tri ushtrive çlirimtare shqiptare, duke theksuar se ai u bë simbol i guximit, sakrificës dhe vendosmërisë për liri.

“Sot, në 25-vjetorin e rënies, përkujtojmë dëshmorin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Gjeneral Fadil Nimanin – Tigri, Komandant i Brigadës 113 ‘Ismet Jashari-Kumanova’”, shkroi Ahmeti.

Ai theksoi se Komandant Tigri jetoi dhe luftoi me idealin dhe dinjitetin kombëtar, duke qëndruar gjithmonë në vijën e parë të betejës, ndërsa shtoi se rënia e tij heroike mbetet amanet për brezat që të mos harrojnë çmimin e lirisë.

“Lavdi e përjetshme Komandant Tigrit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, përfundon mesazhi i Ahmetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër