“Lidhja Shqiptare” mban Kongresin V në Tetovë: Partia e re e Ziadin Selës nis fazën e re politike

Nga Xh M
471 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 29 maj Zhurnal.mk – Subjekti i ri politik “Lidhja Shqiptare”, i udhëhequr nga Ziadin Sela, ka njoftuar mbajtjen e Kongresit V të partisë, i cili do të mbahet më 31 maj në Tetovë.

Nën sloganin “Lidhja është gjallë”, partia ka paralajmëruar një organizim të madh politik që pritet të shënojë etapën e re të funksionimit dhe konsolidimit të saj në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit zyrtar, kongresi do të zhvillohet në Qendrën për Kulturë në Tetovë, me fillim nga ora 12:00, ku pritet pjesëmarrja e delegatëve, strukturave partiake dhe mbështetësve nga të gjitha degët e subjektit.

Ky kongres vjen në një periudhë të rëndësishme për “Lidhjen Shqiptare”, teksa pritet të prezantohen orientimet e reja politike dhe organizative të partisë së drejtuar nga Ziadin Sela.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër