“Anulo projektet”, ja kërkesat për Qeverinë/ Pas më shumë se 3 orësh mbyllet protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin

Nga Xh M
774 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 2 qershor Zhurnal.mk – Këtë të martë u mbajt në Tiranë dita e tretë e protestës për mbrojtjen e Zvërnecit.

Qytetarët vijuan prej më shumë se tre orësh protestën, ku fillimisht u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” dhe nga aty marshuan drejt Ministrisë së Brendshme dhe më pas te Kryeministria.

Ata paraqitën 5 kërkesat për Qeverinë:

1. Dorëheqjen e qeverisë.
2. Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë.
3. Shfuqizimin e Paketës së Maleve.
4. Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura.
5. Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Në duar protestuesit mbanin pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe slogane të forta politike. Gjatë protestës, disa qytetarë kanë çarë edhe kordonin e policisë në hyrje të godinës së Kryeministrisë.

Ndërkohë, teksa flisnin në podium, kërkesat e disa prej qytetarëve ishin dorëheqjen e të gjithë qeverisë ndërsa kërkonin shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe paketën e maleve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër