Deponia në Debreshtë vazhdon të ndotë mjedisin

Nga Xh M
933 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dollnen, 21 qershor Zhurnal.mk – Kjo deponi ndodhet në fshatin Debreshtë të Komunës së Dollnenit. Është këtu për gati 11 vite dhe thuajse gjithë kohës ka tym dhe zjarr.

Sikur të mos mjaftonte kjo, deponia është rreth rrugës rajonale që lidh Dollnenin me Prilepin dhe Makedonski Brodin. Çdo kalimtar e ndjen aromën e keqe e të mos flasim për banorët e fshatit Debreshtë.

Kryetari Komunës së Dollnenit, Blerim Islami, tha se janë duke u munduar të gjejnë zgjidhje afatgjate për këtë deponi.

“Kjo deponi ekziston që në vitin 2015, jemi duke marr hapa konkret që ajo deponi të dislokohet nga ai vend sepse dëmton banorët e kësaj komune. Ne jemi në pritje të ndërtimit të deponisë rajonale në Novaci të Manastirit e cila do të jetë një zgjidhje e përhershme e problemit me mbeturinat. Ndërsa pika e ngarkim shkarkimit do te jetë në Prilep. Shpresoj që kjo deponi rajonale ku bëjnë pjesë edhe komunat tjera të përfundojë sa më shpejt dhe ti japim fund katastrofë ekologjike me mbeturinat”, theksoi Blerim Islami – kryetar i Komunës së Dollnenit.

Deponia regjionale në Novaci të Manastirit pritet të jetë gati në vitin 2029 ndërsa deri atëherë u mbetet komunave të menaxhojnë me mbeturinat me zgjidhje të përkohshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër