Mot i kthjellët me alternime vranësirash, temperatura deri në 37°C

Nga D V
788 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 22 qershor, Zhurnal.mk – Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti sot parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare e hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në lindje në orët e mesditës e pasdite, më pas mot kryesisht i kthjellët.

Prej orëve të mesditës deri pasdite përgjatë relieveve malore në lindje reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët shtrëngata të izoluara, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore reshje të dobëta shiu në formë pikash (përjashtuar vija bregdetare). Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës do të fryjë me shpejtësi deri në 12 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 21/37 Diell re shi
Kukës 17/33 Diell re shi
Lezhë 20/36 Diell re
Dibër 16/35 Diell re shi
Durrës 22/36 Diell re
Tiranë 24/36 Diell re
Elbasan 23/37 Diell re shi
Berat 19/37 Diell re shi
Vlorë 22/34 Diell re
Korçë 16/30 Diell re shi
Gjirokastër 16/37 Diell re shi
Sarandë 22/34 Diell re

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër