Bekim Sali në Kiev: Maqedonia e Veriut riafirmon mbështetjen për Ukrainën

Nga I.A
1,140 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 korrik, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali u prit nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleksandr Mischenko

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mbërriti sot në Kiev për të marrë pjesë në Samitin Ukrainë – Evropa Juglindore, i cili organizohet me rastin e Ditës së Shtetësisë së Ukrainës.
Me mbërritjen në Ukrainë, Ministri Sali u prit nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleksandr Mischenko, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ukrainë, Dimitar Blazhevski, si dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës dhe zyrtarë të tjerë.

Pjesëmarrja e Zëvendëskryeministrit të Parë në këtë samit paraqet një konfirmim të mbështetjes së vazhdueshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Ukrainën, sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin e saj territorial, si dhe për perspektivën evropiane të vendit.

Gjatë qëndrimit në Kiev, Ministri Sali do të marrë pjesë në sesionin plenar të Samitit Ukrainë – Evropa Juglindore, ku pritet të riafirmojë përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e Ukrainës dhe gatishmërinë për të ndarë përvojën dhe ekspertizën e fituar gjatë procesit të integrimit evropian.

Samiti mbledh liderë dhe përfaqësues të lartë nga Ukraina dhe vendet e Evropës Juglindore, me fokus forcimin e bashkëpunimit rajonal, mbështetjen për Ukrainën dhe avancimin e agjendës së saj evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër