BE ndalon financimin e Bienales së Venecias për shkak të pjesëmarrjes së Rusisë

Nga D V
1,566 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 21 korrik, Zhurnal.mk – Bashkimi Evropian ka vendosur të ndërpresë financimin për Bienalen e Venecias pasi Rusia është përfshirë në edicionin e këtij viti, njoftoi sot një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Sipas tij, pas një vlerësimi ligjor dhe rekomandimit të Komisionit Evropian, Agjencia Ekzekutive Evropiane për Arsimin dhe Kulturën (EACEA) vendosi të ndërpresë grantin prej 2,0 milionë eurosh (rreth 2,3 milionë dollarë) të akorduar për fondacionin ”La Biennale di Venezia”.

Zëdhënësi theksoi se projektet kulturore të financuara me fondet e taksapaguesve evropianë duhet të mbrojnë vlerat demokratike, të nxisin dialogun e hapur, diversitetin dhe lirinë e shprehjes.

Sipas tij, këto janë vlera që “nuk respektohen në Rusinë e sotme”.

Rusia merr pjesë në Bienalen e Venecias për herë të parë që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës në fillim të vitit 2022.

Granti i Bashkimit Evropian ishte destinuar për mbështetjen e producentëve të filmit dhe projekteve që lidhen me teknologjitë immersive (zhytëse).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër