Vetura godet çiklistin, ndërron jetë 65 vjeçari

Nga D V
915 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 korrik, Zhurnal.mk- Më 20.07.2026, rreth orës 15:30, në SPB Koçan u njoftua se në rrugën lokale Koçan – Diga Gratçe kishte ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Shkoda” me targa të Koçanit, i drejtuar nga I.B. (51) nga Koçani dhe një biçiklete të drejtuar nga D.Gj. (65) nga Koçani. Si pasojë e plagëve të marra, çiklisti ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Koçan ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB Koçan kanë bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër