Tiranë, 19 gusht, Zhurnal.mk – Lini, fshati piktoresk buzë liqenit të Ohrit, rreth 22 kilometra nga Pogradeci, vijon të tërheqë mijëra vizitorë vendas dhe të huaj gjatë gjithë vitit.
I pozicionuar në shpatin e një kodre, me shtëpi karakteristike, rrugica të ngushta dhe pamje panoramike mbi liqen, Lini ndërthur natyrën me trashëgiminë kulturore dhe traditat e zonës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Lini, buzë liqenit të Ohrit, ndërsa shtoi se aty bashkohen mijëra vite histori, trashëgimi dhe natyrë.
Një nga atraksionet kryesore është Bazilika Paleokristiane e Linës, monument i shekullit VI, e njohur për mozaikun e saj të rrallë. Mozaiku, tashmë i restauruar, përbën një nga dëshmitë më të çmuara të trashëgimisë kulturore të zonës.
Lini ofron gjithashtu plazhe të vegjël me ujë të kthjellët, rërë e guralecë, me burimet e ujit dhe gjelbërimin përreth, mbetet një tjetër pikë e preferuar për vizitorët.
Natyra, trashëgimia dhe peizazhi liqenor e kanë kthyer Linën në një nga destinacionet më të veçanta turistike të Pogradecit.
