Zelensky shkarkon zëvendësshefen e stafit, e cila po hetohet për dyshime mbi pastrimin e 3.4 milionë dollarëve

Nga Xh M
886 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kiev, 19 gusht Zhurnal.mk – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka larguar nga detyra zëvendësshefen e stafit të tij, Iryna Mudra, në të njëjtën ditë kur Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) kreu kontrolle në ambientet e zyrtares së lartë.

NABU bëri të ditur më herët se kishte nisur një “operacion special për të zbuluar një organizatë kriminale, që dyshohet se drejtohet nga një deputet aktual dhe një ish-deputet ukrainas, dhe që përfshin zyrtarë të lartë të Administratës Presidenciale”. Një burim ukrainas i njohur me hetimin i tha Kyiv Independent se Iryna Mudra është gjithashtu pjesë e fokusit të autoriteteve.

Më pas, agjencia kundër korrupsionit publikoi të dhëna të tjera për çështjen, duke deklaruar se personat nën hetim dyshohen për pastrimin e 150 milionë hryvnias, shumë kjo që vlerësohet në rreth 3.4 milionë dollarë.

Sipas versionit të hetuesve të NABU, kjo shumë ishte dhënë si garanci për një person të dyshuar në një tjetër çështje korrupsioni.

Mes personave të dyshuar për përfshirje përmenden ish-nënkryetari i Administratës Presidenciale, një deputet aktual dhe një ish-deputet, së bashku me drejtorin ekzekutiv dhe kreun e bordit mbikëqyrës të bankës shtetërore Sense Bank.

Gjatë detyrës së saj në Administratën Presidenciale të Ukrainës, Mudra mbulonte çështjet e Drejtësisë dhe reformës në sistemin gjyqësor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër