Zekirja Shaini: EVN premton zgjidhje për problemet me rrymën në Likovë

Nga D V
900 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Këshillit Komunal të Likovës, Zekirja Shaini, së bashku me këshilltarët komunalë Lirim Jashari dhe Muhamet Memedi, kryetarë të bashkësive lokale dhe përfaqësues të bizneseve, kanë zhvilluar një takim me drejtorin e EVN-së në Kumanovë lidhur me problemin e ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike në Sllupçan, Orizare dhe vendbanime të tjera të Komunës së Likovës.

Nga EVN-ja është bërë e ditur se një nga shkaqet kryesore të këtyre ndërprerjeve është vjetërsia e siguresave në largpërçuesin që furnizon këto vendbanime me energji elektrike.

Sipas premtimeve të dhëna, nga 7 shtatori, ekipet e EVN-së do të dalin në terren për të evidentuar dhe eliminuar problemet ekzistuese.

Ndërkohë, nga janari i vitit 2027, janë paralajmëruar investime në rrjetin elektrik dhe përmirësimi i të gjithë largpërçuesit.

Premtimet e dhëna nga EVN-ja pritet të dërgohen edhe zyrtarisht me shkrim.

Banorët e Komunës së Likovës presin që këtë herë premtimet të mos mbeten vetëm fjalë, por të shndërrohen në zgjidhje konkrete dhe të qëndrueshme për problemin e energjisë elektrike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër