Nikolloski: Rruga Shkup-Bllacë nuk do të kalon në tokat e funksionarëve të BDI-së, do të kushtojë 40 milionë euro më pak

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 shtator, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri dhe ministri për transport, Aleksandar Nikollovski si mysafir në Kanal5 ka folur sërish për ndërtimin e rrugës Shkup-Bllacë duke theksuar se rretj 80 për qind e kësaj rruge do të jetë me objekte, ose “siç thotë pipulli” në beton.

Ai ka numëruar edhe objektet e shumta që do të ndërtohen në këtë autldtrdë për shkak të konfiguracionit të papërshtatshëm të terenit, si tunele galeri, e kështu me radhë.

I pyetur për akuzat nga zyrtarë të BDI se traseja e vjetër e rrugës nuk ka ndryshuar, Nikollovski ka hedhur poshtë këto pretendime. Sipas Nikollovskit, traseja e re nuk do të kalon nëpër tokat e funksionarëve të BDI-së, transmeton portali Lideri.mk.

“Kjo është ajo që u dhemb funksionarëve të BDI-së”, ka theksuar Nikollovski.

Ai ka shtuar se sipas projektit të ri autostrada do të kushton 40 milionë euro më pak, që paraqet rreth 20 për qind, nga çmimi i planifikuar fillestar.

“Këtë nuk e themi ne, por e thotë kompani e njohur franceze”, ka shtuar Nikollovski, duke u zotuar se punimet në këtë korridor do të kryhen më shpejtë se sa është paraparë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër