Ndërtimtaria shënon rritje për 21.9% në tremujorin e dytë në Maqedoninë e Veriut

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 shtator, Zhurnal.mk – Në tremujorin e dytë të vitit 2026, ndërtimtaria u rrit me 21.9 për qind të konsiderueshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi në profilin e tij në Facebook zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Ai theksoi se janë përfunduar punime ndërtimore në vlerë të përgjithshme prej 14,9 miliardë denarësh, përkatësisht rreth 242 milionë euro, duke shtuar se rritja e ndërtimtarisë është një mbështetës i rëndësishëm i ekonomisë vendase.

“Këto shifra tregojnë se politikat e Qeverisë japin rezultate. Investimet në autostrada, rrugë ekspres, hekurudhë, mbi 1.200 projekte në komunat dhe aeroporte do të vazhdojnë me një ritëm edhe më të shtuar.

Po e pozicionojmë shtetin si një kryqëzim të vërtetë strategjik në Ballkan. Po e ndërtojmë Maqedoninë”, shkroi Nikolloski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër