Bozhinovska: Me Korridorin Vertikal po pozicionohemi si qendër energjetike për furnizimin e Evropës Juglindore

Nga I.A
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 shtator, Zhurnal.mk – Korridori Vertikal fillimisht nisi me Greqinë, Bullgarinë dhe Rumaninë, ndërsa tani po formohet edhe boshti Greqi – Maqedonia e Veriut – Serbi, që krijon më shumë mundësi për qasje, ndër të tjera, edhe te LNG amerikan. Kjo është e rëndësishme për qytetarët dhe ekonominë tonë, por njëkohësisht e ngrit vendin tonë në qendër tranzit për furnizimin e Evropës Juglindore. Sa më shumë opsione për furnizim të ketë një rajon, aq më rezistent bëhet sistemi i tij energjetik, tha ministrja e energjetikës, minierave dhe lëndëve të para, Sanja Bozhinovska, në intervistë për portalin energjetik grek “Energy Game”, raportoi korrespondentja e MIA nga Athina.

Në intervistën në margjinat e samitit në Selanik, ku u nënshkrua memorandumi për anëtarësimin e Maqedonisë në Korridorin Vertikal, ministrja foli për interkonektorët me Greqinë dhe Serbinë, për gazin natyror të lëngshëm (LNG) nga terminali në qytetin grek Aleksandrupoli, për të cilin tha se është rruga e re që do të na mundësojë qasje në LNG amerikan dhe gaz nga Azerbajxhani, dhe se do të mund të lidhim më shumë marrëveshje, të furnizojmë industrinë tonë dhe të transportojmë gaz drejt Evropës Juglindore. Ajo foli edhe për naftësjellësin Vardaks që lidh Selanikun me Shkupin, si dhe për mundësitë investuese për kompanitë greke në sektorin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe rrjetet elektroenergjetike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër