Nufi pret Jeffers: Të vendosur për të thelluar më tej bashkëpunimin me SHBA-në

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 8 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi priti sot në një takim Gjeneral Major Jasper Jeffers, Komandant i Komandës Qendrore të Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara (SOCCENT), dhe njëkohësisht Komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza.

Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e partneritetit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Partneriteti ynë strategjik dhe angazhimi i përbashkët në NATO janë dëshmi e lidhjes së fortë mes dy vendeve tona dhe një bazë e rëndësishme për forcimin e sigurisë, kapaciteteve mbrojtëse dhe stabilitetit në rajonin tonë”, u shpreh Nufi.

Ministri i Mbrojtjes siguroi se Shqipëria mbetet e vendosur për të thelluar më tej bashkëpunimin me SHBA-në dhe për të dhënë kontributin e saj në misione të përbashkëta ndërkombëtare, forcimin e Aleancës dhe të sigurisë së përbashkët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër