Shkup, 8 shtator Zhurnal.mk – Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 11 shoferë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, në kundërshtim me nenin 297-a të Kodit Penal.
Bëhet fjalë për J.V. (39), E.R. (30), S.M. (39) dhe një 17-vjeçar nga Shkupi, R.M. (24) nga Manastiri, 42-vjeçaren Xh.V. dhe L.R. (64) nga rajoni i Demir Hisarit, 18-vjeçaren M.A. dhe J.D. (22) nga Prilepi, si dhe J.S. (36) nga rajoni i Koçanit.
Ndërkaq, policia ka privuar nga liria edhe M.K. (40) nga Makedonski Brodi, pasi është konstatuar se drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të përfshirë do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.
