Ajvari, më lirë i gatshëm apo i përgatitur në shtëpi? Specat e kuq 40 denarë me shumicë, 80 denarë me pakicë

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 shtator Zhurnal.mk – Pak qytetarë vërehen nëpër tregun e gjelbër, por edhe më pak blerës. Ndonëse java e dytë e shtatorit është ideale për blerjet e vjeshtës, përgatitje me perime të konzervzuara për dimër, qytetarët thonë se me këto çmimet e larta është bërë luks sivjet të shtihen edhe turshitë.

“Çmimet e shtrenjta janë, këtu barabar me Gjermaninë me qenë është e çuditshme. Nuk është burimi i të ardhurave, të parave njësoj si atje si këtu. Atje e kanë standardin, rrënjën, tekniken, e çmimet s’kanë kuptim të jenë njisoj”, tha një qytetar.

Madje pensionistët mërgimtarë bëjnë edhe krahasimet e çmimeve me vendet e Perëndimit. Ky zotri përderisa blenë speca, thotë se vetëm produktet e tregut janë këtu më lirë se në Gjermani.
Sfida më e madhe tani janë specat e kuq, që në vendin tonë tradicionalisht përdorën për ajvar.

“Nuk jetoj këtu, jetoj në Gjermani dhe nuk bëjmë asgjë për dimër. Çmimet si po ju duken? Çmimet për mua janë të volitshme se unë e kam njifar pensioni të Gjermanisë. Po, në krahasim me atje dhe këtu standardin? Këtu tregu është më i lirë se atje, kurse tjerat gjëra janë pothuajse të njejta. Kurse gjërat që shiten në treg këtu janë më të lira”, shtoi një qytetar tjetër.

Tregrarët nga ana tjetër thonë se fuqia blerëse është ulur dukshëm dhe nuk kanë mbetur njerëz.

Por, këto çmime po funksionojnë vetëm nëse blihet me pako 20 kilogram e më tepër. Ndërsa blerja e specave të kuq për ajvar me pakicë nëpër tregje arrinë deri në 80 denarë për kilogram. Tregtarët thonë se vitin e kaluar çmimi mesatar për specat e kuq ka qenë 60 denarë, kurse tani me marrveshjen e re të shetetit me prodhuesit dhe furnitorët, çmimi mesatar është 40 denarë.

“Çmimet e specave të ajavarit janë 35-40 denarë, por s’ka njerëz, nuk kanë mbetur. Popullsia është larguar e gjitha ka shkuar në mërgim. Secili myshteri që vjen blejnë pak sepse kanë mbetur nga 2-3 vetë nëpër shtëpi. Edhe turshia shtinë nga pak 10-15-20 kilogram, kurse përpara i merrni nga 50-100 e deri në 200 kilogram dhe ky është problemi”, u shpreh tregtari.

Qeveria, përmes ministrisë përkatëse para një muaji arriti marrëveshje për çmimin e blerjes së specave të kuq nga fermerët: 40 den/kg për cilësinë e lartë, 30 den/kg për cilësinë e mesme dhe 15 den/kg për cilësinë e ulët. Ministri i Bujqësisë ditë më par deklaroi e Inspektorati shtetëror i bujqësisë po kontrollon nëse këto çmime dhe klasifikimi respektohen në pikat e grumbullimit.

“Prandaj qëndrojmë me qasje serioze për ta zgjidhur këtë çështje, jo vetëm për këtë vit. Andaj iu ofruam zgjidhje që do ta finalizojmë pas mbledhjes së specave, përkatësisht do të kërkojmë mënyrë si ta rregullojmë me ligj dhe aktet nënligjore. Si përmes shoqatave që në vazhdimësi të qëndrueshme të çmimeve dhe kritereve të cilësisë dhe klasifikimeve të të njejtëve”, theksoi ministri i Bujqësisë, Borçe Serafimovski.

Për të bërë një kavanozë ajvar 800 gram, nevojiten gati 3 kilogram speca të kuq bruto dhe duke i shtuar koston e vajit, lëndëve djegëse për pjekje dhe punën e dorës, shumë familje tani më kanë më shumë llogari të blejnë të gatshëm ajavrin nëpër markete, që arrinë mesatarisht 300 denarë për një kavanozë, se sa ta bëjnë vetë, siç bëhet tradicionalisht.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër