Arrestohet shtetasi shqiptar në Vërmicë, në çantën e tij gjenden mbi 2 kilogramë marihuanë

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 shtator, Zhurnal.mk – Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, i dyshuar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është zbuluar më 8 shtator 2023, gjatë realizimit të planit taktik “Transporti” nga njësitë policore të SPK-së në Vërmicë, në bashkëpunim me zyrtarët doganorë.

Gjatë kontrollit të një autobusi që po kalonte kufirin nga Shqipëria drejt Kosovës, policia ka ndaluar një shtetas shqiptar. Në çantën e tij të krahut është gjetur një qese me rreth 2.162 kilogramë marihuanë.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë administruar edhe provat materiale lidhur me rastin.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka iniciuar rast për veprën penale të dyshuar dhe ndaj të arrestuarit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e dukurive të kundërligjshme dhe në vënien e kryesve të veprave penale para përgjegjësisë ligjore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër