Prishtinë, 9 shtator, Zhurnal.mk – Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar deputetin Ardian Gola për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar Kujtim Shalën.
PDK-ja ka propozuar për nënkryetare Vlora Çitaku.
Ndërkohë, nga Lista Serbe për nënkryetar është propozuar Sllavko Simiq, ndërsa Grupi Parlamentar 6+ ka propozuar Emilja Rexhepin.
Grupet parlamentare janë ftuar nga kryetarja e Kuvendit për të diskutuar formën e votimit të nënkryetarëve.
Këto propozime vijnë në kuadër të përpjekjeve për përfundimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë 30 minutëshe, për të diskutuar formën e votimit të nënkryetarëve, pasi sipas kryetrës së Kuvendit, ka mospajtime se si të votohën.
