Mickoski: Për David Guetta dhe të gjitha ngjarjet kemi shpenzuar 0 denarë

Nga D V
23 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 shtator, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski vlerësoi se Maqedonia ka pasur “verë historike për t’u mbajtur mend” me performanca të një numri të madh yjesh muzikorë botërorë dhe vendorë në disa qytete të vendit, duke pohuar se për organizimin e këtyre ngjarjeve nuk janë shpenzuar mjete buxhetore.

Ai i përmendi koncertet në Manastir, Strumicë dhe Shkup, karvanin “Silno svetnal den”, koncertin e José Carreras, si dhe performancën e mbrëmshme të David Guetta në Stadiumin Qendror, ku, sipas Mickoskit, kanë qenë të pranishëm rreth 50 mijë njerëz.

“Treguam se si shtet dimë, mundemi dhe jemi të aftë të bëjmë diçka botërore, e që të ndodhë këtu në Maqedoni”, tha Mickoski, duke falënderuar qytetarët dhe të gjithë ata që morën pjesë në organizim.

Kryeministri iu referua edhe kritikave dhe spekulimeve për sa kanë kushtuar koncertet dhe manifestimet e tjera.

“Kam një lajm të keq për të gjithë ata që spekuluan, kundërshtuan, shpifën dhe plasuan informacione të rreme. Buxhetin të gjitha këto ngjarje e kanë kushtuar zero denarë. Lirisht mund të kontrolloni në ‘Financat e hapura’”, deklaroi Mickoski.

Sipas tij, të gjitha ngjarjet janë organizuar me mbështetjen e kompanive me përgjegjësi shoqërore, pa shpenzim të parave shtetërore.

“Janë shpenzuar zero denarë mjete buxhetore për organizimin e të gjitha këtyre ngjarjeve, e megjithatë patëm një verë të paharrueshme”, shtoi kryeministri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër