Rrahmani: I japin para Dioqezës së Rashkës, organizatave serbe, tokë Manastirit, në fund VV flet për patriotizëm

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 shtator, Zhurnal.mk – Deputeti i PDK’së, Eman Rrahmani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për propagandë “marksiste-leniniste” që i shërben Listës Serbe, ndërsa thotë se në anën tjetër kjo parti me këto tema shet patriotizëm.

Rrahmani ka listuar një sërë akuzash për Vetëvendosjen dhe mënyrën se si po i ndërton narrativat, derisa thotë se ka bashkëpunuar me Listën Serbe e ka ndarë para për organizata e media serbe në Kosovë.

“Komunave me shumicë serbe u ndajnë deri në trefishin e buxhetit për kokë banori krahasuar me disa komuna shqiptare”, thotë ndër të tjera Rrahmani.

“Mbi 3 milionë euro ua japin organizatave serbe në Kosovë. Financojnë edhe media serbe në Kosovë me dhjetëra mija euro. Dhe në fund, pasi i bëjnë krejt këto, dalin e shesin patriotizëm!”.

Postimi i plotë:

Qe çka bën propaganda marksiste-leniniste e këtij pushteti që i shërben Listës Serbe.

I jep 24 hektarë Manastirit të Deçanit.

I jep 146 mijë euro Dioqezës Rashkë.

E pranon Marrëveshjen e Ohrit dhe atë të Brukselit, që është edhe më e keqe se “Zajednica” dhe fillon zbatimin e tyre.

Bashkë me Listën Serbe qeverisin nga viti 2021 deri me 5 nëntor 2022 kur Lista serbe jep dorëheqje.

Bashkë me Listën Serbe e votojnë Ligjin për Shtetësinë, duke ua mundësuar edhe nipave e stërnipave të kriminelëve të marrin shtetësinë e Kosovës.

I pranojnë dokumentet e gjendjes civile të lëshuara nga strukturat paralele serbe që nga paslufta. Pra, krejt puna që e kane bo strukturat paralele kanë me i njoftë institucionet e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje komunitetin serb në Kosovë e quan “populli serb”.

Glauk Konjufca flet për “popull serb në Kosovë”.

Komunave me shumicë serbe u ndajnë deri në trefishin e buxhetit për kokë banori krahasuar me disa komuna shqiptare.

Paguajnë mbi 3.5 milionë euro për pjesëtarë të strukturave paralele që pretendohet se nuk kanë qenë fare në punë.

Mbi 3 milionë euro ua japin organizatave serbe në Kosovë.

Financojnë edhe media serbe në Kosovë me dhjetëra mija euro.

Dhe në fund, pasi i bëjnë krejt këto, dalin e shesin patriotizëm!

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër