Prattipati shkon edhe të Hamza: Konstituimi i Kuvendit i domosdoshëm për stabilitet institucional

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 shtator Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ushtruesen e detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, nevojën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit politik dhe institucional.

Kryetari Hamza ritheksoi qëndrimin e PDK-së se vendi ka nevojë për Kuvend funksional dhe rikthim të rendit kushtetues e demokratik.

Sipas njoftimit thuhet se ai shprehu shqetësimin për zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe për veprimet e partisë së parë, të cilat, sipas tij, kanë prodhuar shkelje kushtetuese dhe kanë thelluar krizën institucionale.

Hamza theksoi se bllokada duhet të marrë fund dhe përgjegjësia për krijimin e institucioneve duhet të ushtrohet pa vonesa të tjera, duke respektuar vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe procedurat parlamentare.

Në takim thuhet se u vlerësua gjithashtu rëndësia e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe nevoja që Kosova të koordinohet me partnerët e saj ndërkombëtarë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër