Shkup, 13 tetor Zhurnal.mk – Kandidati për kreun e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Faton Azizi ka shpalosur programin e tij dhe ka treguar se një nga pikat kyçe të tij do të jetë edhe pavarësia e PNKOK-së.
Në Click Plus në TV21, Azizi deklaroi se:
“Pavarësia reale e Prokurorisë do të garantohet në këtë mënyrë. Nëse ne krijojmë një Qendër Hetimore e cila është e pavarur dhe është vetëm në kuadër të Prokurorisë pa pasur ndërlidhje me institucionin amë. Nëse krijojmë prokurorë të cilët janë të ekipuar, kanë një numër të konsiderueshëm të njerëzve rreth vetes, të cilët do të jenë dora e djathtë e prokurorit dhe do të mundësojë të ketë një hetim të hollsishëm dhe të thelbsishëm”, tha Azizi.
https://www.facebook.com/reel/4710194492591354/?t=0
