Shkup, 19 tetor, Zhurnal.mk – Zgjedhjet e parakohshme lokale në Bërvenicë përfunduan me një rezultat të qartë në raundin e parë fitues dolën kandidati VMRO-së dhe i AKI-së. Ky rezultat, edhe pse i një komune periferike u ndoq me vëmendje nga pushteti dhe opozita. Ajo që na mësoi ky proces është pjekuria politike e faktorit shqiptar, i cili pavarësisht dallimeve dhe humbjes së një kandidati, mbetet i bashkuar në kauzën e përfaqësimit, shkruan Zhurnal.
Zgjedhjet e Bërvenicës
Numërimi i 100% të votave nga KSHZ tregoi një garë të ngushtë, por me epërsi të qartë për VMRO-në. Kandidati i saj, Stojanço Radiçevski, mori 2.943 vota, ndërsa Arkin JahijiAleancës Kombëtare për Integrim 2.152 vota. Jakup Huseini nga VLEN arriti 1.528 vota, ndërsa Jovica Radeski i LSDM-së 706 vota.
Ky rezultat e vendos Radiçevskin dhe Jahijin në raundin e dytë, duke e bërë Bërvenicën një arenë të re politike ku do të përballen dy vizione të ndryshme për komunën. Për shqiptarëtkjo është fitore e dyfisht përshkak se pas shumë viteve po tregojnë pjekuri politike.
Në këtë kuadër, zgjedhjet e Bërvenicës shërbyen si një test i maturisë politike shqiptarët treguan se dinë të ruajnë unitetin edhe kur nuk janë fitues absolutë, duke e parë procesin si një mundësi për reflektim dhe bashkëpunim.
Jakup Huseini në shtabin e Arkin Jahijit
Një moment domethënës ishte prania e Jakup Huseinit në shtabin e Arkin Jahijit. Ky gjest simbolizoi tejkalimin e dallimeve partiake dhe vendosjen e interesit të përgjithshëm të komunitetit shqiptar mbi kalkulimet e ngushta politike.
AKI me këtë rezultat ka shansin të përmirësojë imazhin e vet në Bërvenicë, pas performancës jo të mirë në zgjedhjet e fundit lokale. Nëse Jahiji fiton në raundin e dytë kjo do të jetë një rikthim i rëndësishëm për BDI-në.
Nga ana tjetër, VLEN e pranoi rezultatin me pjekuri duke e parë si një moment reflektimi. Pavarësisht fushatës aktive rezultati nuk ishte në favorin e tyre. Disa e shohin si pasojë të një bojkoti të brendshëm, të tjerë si rezultat të mobilizimit më të lartë të AKI-së. Analizat e brendshme do të tregojnë arsyet e vërteta por mesazhi publik ishte i qartë bashkëpunim dhe maturi politike.
Çfarë ndryshon ky rezultat?
Në thelb, ky rezultat nuk sjell një tronditje të madhe në pushtetin qendror. Thjesht një kryetar i ri do të vendoset në krye të komunës për të vazhduar punën e përditshme.
Megjithatë, për kampin shqiptar, ky proces është një leksion i rëndësishëm uniteti dhe bashkëpunimi janë më të vlefshëm se sa fitoret e përkohshme. Ky është një mesazh që mund të shtrihet edhe në komunat e tjera, duke e bërë faktorin shqiptar më koherent dhe më të besueshëm.
Raundi i parë në Bërvenicë nuk ndryshoi balancat e mëdha politike, por tregoi një realitet të ri shqiptarët dinë të qëndrojnë të bashkuar edhe kur nuk janë fitues. Ky është kapital politik që, nëse ruhet dhe zhvillohet mund të shndërrohet në forcë vendimtare për të ardhmen e faktorit politik shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. /Zhurnal.mk
