Rishikohet Buxheti, ulen të ardhurat dhe shpenzimet me nga 5,3 miliardë denarë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 tetor Zhurnal.mk – Rishikimi i dytë i Buxhetit parashikon ulje të të ardhurave dhe shpenzimeve për nga 5,3 miliardë denarë, ndërsa deficiti mbetet në 4,1 për qind të PBB-së. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, thotë se korrigjimi më i madh bëhet te akcizat, si pasojë e uljes së tyre për benzinën dhe naftën, me qëllim zbutjen e ndikimit të çmimeve të karburanteve te qytetarët dhe kompanitë.

“Në periudhën nga janari deri në shtator të vitit 2026, deficiti buxhetor arriti në 39,7 miliardë denarë, ose 3,5% të PBV së parashikuar për vitin. Këto rezultate, së bashku me treguesit më të fundit makroekonomikë dhe kushtet në mjedisin ndërkombëtar, e kanë bërë të domosdoshëm rregullimin e projeksioneve buxhetore për pjesën e mbetur të vitit. Pjesa më e madhe e rishikimit ka të bëjë me akcizat, të cilat rishikohen nga 34.1 në 30.4 miliardë denarë. Arsyeja është ulja e akcizave për benzinën dhe naftën, një masë me të cilën ne zbusim drejtpërdrejt ndikimin e rritjes së çmimeve të naftës tek qytetarët dhe kompanitë”, deklaroi Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër